Pogba kritikohet edhe nga një legjendë tjetër

Pogba kritikohet edhe nga një legjendë tjetër

Paul Pogba është bërë objekt i kritikave, pas deklaratave të nxehta që i dha kundër Jose Mourinhos.

Një tjetër ish-futbollist që ka kritikuar Pogban është edhe Frank Lampard, duke thënë se francezi duhet të jetë i kujdesshëm në atë se çfarë thotë.

”Kur luani, ju duhet të bëni më të mirën – kur flisni, duhet të jeni të kujdesshëm se çka flisni”, u shpreh Lampard.

Ish-mesfushori anglez tashmë drejton Derby Countyn në Championship dhe sonte do ta ketë përballë Jose Mourinhon, në kuadër të Carabao Cup. Dyshja ka një lidhje të veçantë që prej kohës te Chelsea./Periskopi/

Shpërndaje në: