‘Intelektualët’ e nënçmojnë Gjilanin, më pas i bien pishman

‘Intelektualët’ e nënçmojnë Gjilanin, më pas i bien pishman

Këtë javë na presin ndeshje të forta, si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe në Kosovë.

Xhiroja ardhshme e IPKO Superligës së Kosovës e vë përballë Dritën ndaj Gjilanit, që garanton spektakël së paku në tribuna.

Derbi i Anamoravës ka filluar të nxehet, pasi faqja e ‘Intelektualëve’ në Facebook ka bërë një shkrim nënçmues kundrejt Gjilanit, përcjell Periskopi.

Ata e konsiderojnë Gjilanin si ekip provincial, ekip që ka prejardhje nga serbët. Shkrimi vazhdon më tej duke treguar se ‘Skifterat’ nuk i përmbushin kushtet që kjo ndeshje të konsiderohet derbi, pasi sipas atyre ndeshjet derbi janë ato në Ligën e Kampionëve.

Kushti tjetër që ‘Intelektualët’ ta konsiderojnë derbi ndeshjen me Gjilanin është që skuadrat të kenë në sirtar tituj kampioni dhe të kenë vite ekzsistencë me histori pas vetes.

Por duket se ata i kanë rënë pishman dhe postimi është fshirë. Të shohim reagimet se çfarë do të ndodhë më pas./Periskopi/

Shpërndaje në: