Manchester United shënon rekordin e të hyrave
Manchester United po vazhdon të jetë në krye të listave rreth te hyrave vjetore.
Pasi brenda në fushë nuk po i ecën, ‘Djajtë e Kuq’ kanë marrë lajm të mirë jashtë saj.
Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward ka konfirmuar se klubi i tij ka thyer rekordin për të hyrat vjetore këtë vit, pasi që i kanë fituar 658.2 milionë euro.
Më tej, Woodward shprehu se kjo është dëshmi që ata po vazhdojnë të mbesin liderë brenda dhe jashtë fushës./Periskopi/



