Ronaldinho: Reali është më i dobët pa Ronaldon
Ish-futbollisti i Barcelonës, Ronaldinho Gaucho ka theksuar se Real Madrid është ekip më i dobët me largimin e Cristiano Ronaldos.
”Ai është lojtari më i mirë në botë, bashkë me Messin. E si mundet që të mos ndihet mungesa e lojtarit më të mirë”, tha Ronaldinho.
Sulmuesi portugez këtë verë u transferua te Juventusi për shumën e 100 milionë eurove. Deri tani ai ka shënuar tre gola me fanelen e ‘Bardhezinjëve’./Periskopi/



