Mourinho merr vendim: Pogba nuk do jetë kapiteni i United
Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes trajnerit të Manchester United, Jose Mourinhos dhe Paul Pogba.
Gjithçka filloi pas deklaratave të mesfushorit francez, i cili haptazi kritikoi lojën e Mourinhos.
Strategu portugez ka marrë vendim të rëndësishëm: Paul Pogba nuk do jetë kapiten i ‘Djajve të Kuq’ përderisa ai do jetë në krye të skuadrës. Këtë vendim, Jose Mourinho ia ka kumtuar gjithë futbollistëve në qendrën stërvitore, raporton ESPN./Periskopi/



