Presidenti i La Liga injoron Florentino Perez
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas ka injoruar tërësisht deklaratat e presidentit Florentino Perez.
Ky i fundit ka deklaruar se Real Madridi nuk do luajë asnjë ndeshje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
”Nëse Real Madridi nuk do shkojë në Miami, mos të shkojë, Barcelona do ta bëjë”, ka thënë shkurt Tebas.
Kujtojmë se La Liga ka arritur akord me Relevant Sports për sponsorimin e ndeshjeve spanjolle në Amerikë, në mënyrë që të rritet futbolli amerikan.
Girona dhe Barcelona kanë arritur akordin dhe do luajnë ndeshjen në Miami, vitin tjetër./Periskopi/



