A do rikthehet Messi te Argjentina?
Presidenti i Federatës së Futbollit argjentinas, Claudio Fabián Tapia ka konfirmuar se Leo Messi do rikthehet në kombëtare, pavarësisht mungesës në ndeshjet e fundit.
E përditshmja argjentinase Clarin shkroi se Messi nuk do jetë në sfidat miqësore ndaj Irak dhe Brazilit, dhe më pas u konfirmua se kjo është e vërtetë. Në shkrimin e tyre thuhet se Messi nuk do rikthehet më në kombëtare.
E kjo ka bërë që Claudio Tapia të reagojë dhe të konfirmojë se gjithçka është e pavërtetë.
”Nuk kam dyshim që ai do rikthehet të luajë”.
”Është gjithçka e qetë, duke e ditur se, më shumë se ai, askush nuk e do fanelen e Argjentinës. Ai i ka treguar menaxherit se nuk do mund të luajë në dy miqësoret e rradhës”, potencoi Tapia./Periskopi/



