Fotoja që i bënë tifozët e Chelseat të ‘ëndërrojnë’

Fotoja që i bënë tifozët e Chelseat të ‘ëndërrojnë’

Chelsea e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri të Premier League, nën drejtimin e Maurizio Sarri. Por gjithmonë ka vend për përmirësime.

Pas ndarjes së çmimeve nga FIFA rreth më të mirëve të vitit 2018, ceremoni e cila u mbajt në Londër, disa bashkëlojtarë e ish-futbollist të Chelseat shkuan për të darkuar në restaurantin e David Luiz.

Por aty ishte një i ftuar special, Kylian Mbappe. Ky i fundit ishte përkrahë Eden Hazard e N’Golo Kantes, së bashku edhe me legjendën Didier Drogba.

Kjo foto mund t’i bëjë të ëndërrojnë tifozët ‘Blu’, që ishin pranë nënshkrimin me yllin e ri francez, kur ai ishte vetëm 13 vjeç./Periskopi/

Shpërndaje në: