Njihuni me 15-vjeçarin, i cili debutoi në futbollin anglez
Harvey Elliott është lojtari më i ri që ka debutuar në futbollin anglez. Ai është 15 vjeç e 174 ditë.
Elliott është lojtari i Fulham ndërsa debutoi në ndeshjen ndaj Milwall, në kuadër të Carabao Cup, shkruan Periskopi.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1:3 në të mirë të ekipit nga Londra kurse 15-vjeçari, i lindur në vitin 2003, debutoi për 9 minuta./Periskopi/



