Tifozët qëndruan në heshtje 20 minuta, protesojnë vendimet e Federatës
Ndeshjet e Bundesligës nuk filluan ashtu siç duhet në mesjavë. Në 20 minutat e para, dëgjohej vetëm britma e trajnerëve apo e lojtarëve.
Kjo ndodhi në gjitha ndeshjet e djeshme të kampionatit gjerman, në Bremen, Munchen, Freiburg dhe Hannover.
Werder Bremen – Hertha Berlin ishte ndeshja e parë, që filloi nga ora 18:30, ku tifozët protestuan. Tifozët vendas po ashtu edhe mysafirët protestuan vendimin e Federatës Gjermane të Futbollit për t’u luajtur ndeshjet në mesjavë, për arsye të televizive.
Tifozët dhe Federata kishin një takim gjatë javës dhe nuk arritën akordin e duhur sa i përket të drejtave të televizioneve.
Tifozët e Bremen qëndruan të heshtur 18 minuta e 30 sekonda, për dallim nga ata të Herthas që nuk kënduan 20 minuta, përcjell Periskopi.
”Imagjino që ky është futbolli dhe askush të mos vijë në stadium”, ”Ndaloni ndeshjet në mesjavë”, ”Futbolli është për mua dhe për ty – jo për sponsorimet e televizioneve”, ishin disa nga banerat e tifozëve./Periskopi/



