Konspiracioni El Classico, kush merr më shumë kartona të kuq?
Dy klubet më të mira në Spanjë, Real Madrid dhe Barcelona janë viktimizuar vazhdimisht se po dëmtohen nga gjyqtarët. Por a është e vërtetë kjo?
Rasti i fundit ka qenë i Lenglet, i cili u ndëshkua me të kuq pas goditjes me bërryllë ndaj lojtarit të Gironas, Ponte. Ky i fundit ka deklaruar se ka menduar se ai vet ka shkaktuar faull, ndërsa u habit kur gjyqtari Gil Manzano nxori kartonin e kuq për mbrojtësin e Barcelonës.
Drejtuesit dhe lojtarët e ‘Blaugranasve’ shpërthyen me kritika pas ndeshjes për gjyqtarin dhe kanë apeluar vendimin e tij.
Ai karton i kuq mund të ndikojë shumë në garën për titull, pasi Girona ndali në barazim 2:2 ekipin e Valverde. Tashmë Real Madridi ka barazuar pikët me Barcelonën, e cila po qëndron në krye falë golaverazhit më të mirë, transmeton Periskopi.
Megjithatë, do të ishte e vështirë për katalanasit të pohonin se ata janë duke u viktimizuar nga zyrtarët e ndeshjes në përgjithësi.
Që kur Opta filloi të regjistrojë të dhënat për kartonat e kuq në La Liga në vitin 2012, Barca ka vetëm 12 lojtarë të ndëshkuar. Për ta vënë atë në kontekst, Malaga dhe Valencia kryesojnë tabelën me 40 kartona të kuq secila.
Në anën tjetër tifozët e Real Madrid kanë të drejtë të viktimizohen, pasi kanë 10 karton të kuq më shumë se sa Barcelona. Sergio Ramos është lojtari kryesor që ka shtrembëruar kaq shumë diferencën mes dy ekipeve rivale.

Lojtari me më shumë kartona të kuq në historinë e La Ligës është ndëshkuar shtatë herë që nga viti 2012, që do të thotë se ai përbën një të tretën e kartonave të kuq të Realit gjatë kësaj periudhe (32 përqind).
Përveç kësaj, në gjashtë vitet e fundit ka pasur shtatë kartona të kuq në El Classico (pesë për Realin, dy për Barcën) dhe Ramos është ndëshkuar tre prej tyre!
Me pak fjalë, Barca vështirë se mund të argumentojë se ata janë viktim të një lloj konspiracioni gjyqtarësh në dritën e asaj se sa pak kartona të kuq në të vërtetë ata marrin, ndërsa Real mund të viktimizohej, duke pasur parasysh praninë e Sergio Ramos dhe temperamentin e tij famëkeq./Periskopi/



