NBA, Butler dëshiron transferimin te Miami Heat

NBA, Butler dëshiron transferimin te Miami Heat

Jimmy Butler thuhet se i ka thënë ekipit të Minnesota Timberwolves se destinacioni i tij i preferuar është Miami Heat, sipas Marc Stein të New York Times.

Miami e ka ndjekur nga afër playmakerin Butler, por ka hasur në vështirësi për të kontaktuar me ekipin e Timberwolves.

29-vjeçari kaloi një sezon produktiv, ku mesatarisht ka shënuar 22.2 pikë, 5.3 rebound, 4.9 asist dhe 2.0 vjedhje në ndeshje.

Nëse Miami mund të marrë Butler, kanë shansin të sfidojn për titull Boston Celtics, Philadelphia 76ers dhe Toronto Raptors në Konferencën Lindore sezonin e ardhshëm./Periskopi/

Shpërndaje në: