Mourinho e bëri qëllimisht përplasjen me Pogba

Mourinho e bëri qëllimisht përplasjen me Pogba

Vazhdon ‘lufta’ mes Jose Mourinhos e Paul Pogba, e siç duket trajneri kontravers kishte planifikuar gjithçka për përlasjen që ndodhi sot në mëngjes.

Gazetari francez Julien Laurens ka kuptuar se përplasja në stërvitje mes trajnerit portugez dhe Pogbas ishte e planifikuar, pasi ‘Special One’ e dinte se do kishte kamera në qendrën stërvitore.

”Mourinho e dinte që kamera do jetë prezente, siç e dinte që Pogba do t’i zgjaste dorën Carrick, asistentit të tij dhe në fund vet atij. Ai e shfrytëzoi këtë moment për të treguar se është i pakënaqur me veprimet e francezit”, zbuloi Laurens./Periskopi/

Shpërndaje në: