Erdogan mbron Ozil dhe popullin turk

Erdogan mbron Ozil dhe popullin turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka dal në mbrojtje Mesut Ozil, pasi ky i fundit mori kritika para Botërorit për arsye se takoi presidentin kontravers.

Ishte Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan që takuan Erdoganin para fillimit të Botërorit dhe të shkrepnin nga një foto. Kjo bëri që ata të merrnin kritika nga populli i Gjermanisë, saqë lojtari i Arsenalit pas polemikave të shumta u pensionua nga kombëtarja.

”Nuk ka pse të pendohet askush”.

”Siç e dini, Lothar Matthaus u takua me Vladimir Putinin. Lojtarët tanë duhet gjithashtu të jenë në gjendje të veprojnë me ndërgjegje të pastër. Më vjen keq për njerëzit që e kritikojnë këtë”.

”Ne jemi takuar shumë herë në raste të ndryshme. Ne gjithashtu takojmë qytetarë turq në vende të ndryshme. Mesut është dikush që jeton në Londër. Pse nuk duhet ta takoj atë derisa unë jam këtu?”

”A duhet që, nëse një lojtar futbolli gjerman që luan në vendin tonë të dali në fotografi me zonjën Merkel, pastaj të linçoj atë? Kjo logjikë është e pakuptueshme”.

”Ozil dhe Gundogan mund të ndjejnë se i përkasin të dy vendeve; vendin ku ata kanë lindur dhe vendin ku vijnë prindërit e tyre”, deklaroi presidenti turk./Periskopi/

Shpërndaje në: