Turqia apo Gjermania, kush e organizon EURO 2024? UEFA vendos nesër
Komiteti ekzekutiv i UEFA-së nesër do ta marrë vendimin se kush do ta organizojë Kampionatin Evropian 2014.
UEFA ka mundësi të votojë për përvojën e Gjermanisë që e ka organizuar eventin në fjalë në vitin 1998 dhe dy herë Kupën e Botës (1974-2006), dhe t’i jap për herë të parë Turqisë organizimin e një kampionati madhështorë.
Reinhard Grindel nga Gjermania do jetë përfaqësuesi që do ta kërkojë votën për shtetin e tij kundrejt homologut të tij Servet Yardimci.
Turqia ka konkuruar në tre raste për organizimin e këtij eventi, por ka marrë dritën e kuqe nga UEFA./Periskopi/



