A do largohet Icardi? Përgjigjet gruaja e tij

A do largohet Icardi? Përgjigjet gruaja e tij

Mauro Icardi synonte gjithmonë të qëndronte në Inter gjatë verës, deklaron agjenti i sulmuesit Wanda Nara, nga ana e tij ka dëshirë të ndjekë hapat e ikonës së klubit Javier Zanetti.

Sulmuesi argjentinas ishte i lidhur me kalimin tek Real Madrid gjatë, megjithatë duket se ai nuk e ka ndërmend largimin nga Guiseppe Meaza.

”Qëndrimi në një klub për një kohë të gjatë është një vlerë e shtuar”.

”Zgjedhja e tij ka qenë gjithmonë për të qëndruar tek Inter, dhe tifozët e pranojnë atë”.

”Duke pasur shembuj si Javier Zanetti në Inter dhe Francesco Totti në Roma është një vlerë e shtuar për Mauron dhe e mirë për këdo që vjen në klub”, tha gruaja njëkohësisht edhe agjenti i Icardit./Periskopi/

Shpërndaje në: