Zyrtare: VAR do përdoret në Ligën e Kampionëve
Shtëpia më e madhe e futbollit europian, UEFA ka konfirmuar se Video Asisstant Referee (VAR) nga sezoni i ardhshëm do jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.
Përveç Ligës së Kampionëve, VAR do përdorët edhe në Superkupën e Europës që mbahet vitin e ardhshëm si dhe Kampionatin Europian që mbahet në vitin 2020.
Europa League do filloj me përdorimin e teknologjisë nga sezoni 2020/2021, sikurse që në ndeshjet finale të Nations League do ketë përdorim të VAR./Periskopi/



