Reali dhe mungesa e një ”Ronaldo”…
Shkëlqeu për gati 9 vite te Real Madridi, por Cristiano Ronaldo vendosi të largohej dhe të niste një aventurë të re në Itali.
Menjëherë pas largimit shumica mendonin që Reali nuk do dobësohej nga largimi i Ronaldos pasi sipas tyre, portugezi shënonte vetëm gola të thjeshtë, duke e pasur në ekip Modric dhe Kroos dhe rrallëherë të bukur.
Këta të fundit janë ende pjesë e Real Madridit, ndërsa Ronaldo nuk është.
Los Blancos nuk kanë bindur me lojë në 6 ndeshjet e para, pavarësisht që grumbullojnë pikë të barabarta me liderin Barcelonën.
Humbja e fundit nga Sevilla konfirmoi se sa e ndjen ekipi i Lopeteguit mungesën e një Cristiano Ronaldo, i cili nuk falte me rastin e parë që do kishte.
Në 438 paraqitje me fanelen e bardhë, 33-vjeçari shënoi 450 gola… shifra të frikshme.
Ndoshta Reali mund ta ketë mbrojtjen më të mirë, mesfushën më të mirë, por nuk do ketë asnjëherë lojtarë si Cristiano Ronaldo./Periskopi/



