Zyrtare: Barcelona blindon mesfushorin

Zyrtare: Barcelona blindon mesfushorin

FC Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Sergio Busquets për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023.

Mesfushori spanjoll ka qenë lojtari i kyç i Katalanasve në fitimin e trofeve të viteve të fundit dhe i ka qëndruar besnik klubit pavarësisht interesimin të madh për të.

Ai ka fituar shtatë herë La Liga-në, gjashtë herë Kupën e Mbretit, gjashtë herë Superkupën e Spanjës, tre herë Ligën e Kampionëve, tre herë Superkupën e Europës dhe tre herë Botërorin e Klubeve me Barcelonën./Periskopi/

Shpërndaje në: