Dybala: Me Ronaldon gjithçka më e lehtë

Dybala: Me Ronaldon gjithçka më e lehtë

Sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala ka thënë se kur ke në ekip një lojtarë si Cristiano Ronaldo bëhet më e lehtë për ta gjetur rrugën e fitores.

Argjentinasi nuk shënoi asnjë gol në këtë sezon, derisa u zhbllokua në ndeshjen ndaj Bolognas.

Ai u shpreh i lumtur që më në fund shënoi, duke thënë: ”Goli do të më japë pak më shumë besim. Punoj që të jap më të mirën për ekipin dhe deri tani nuk kam pasur shumë ndeshje të këqija. Lojtarë të rëndësishëm kanë ardhur në verë dhe tifozët kërkojnë sukses”.

Për Ronaldon, Dybala theksoi: ”Me Ronaldon, kemi entuziazëm të madh. Ne jemi duke luajtur mirë dhe ne duhet të vazhdojmë kështu”.

”Si mund të përmirësoheni me Ronaldon? Në stërvitje, në lojë dhe me entuziazëm. Ne nuk luajmë vetëm për Ronaldon, ne e ndihmojmë atë të shënojë, por shpresojmë të fitojmë. Ai është lojtarë që ta bën punën më të lehtë”, përfundoi lojtari, i cili ka fatin të luajë me dy futbollistët më të mëdhenjë, Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin./Periskopi/

Shpërndaje në: