Zbulohet ‘Grupi i Pogbas’, që janë rebeluar kundër Mourinhos
Manchester United nuk po i ecën brenda në fushë, por që nga kjo javë edhe gjërat jashtë fushe janë komplikuar tërësisht.
”Sherrin” që e filloi ishte i pari Paul Pogba, që pati konfrontim verbal me trajnerin Jose Mourinhon.
Mediat në ishull bëjnë të ditur se edhe Anthony Martial, Eric Bailly, Marcus Rashford e Andreas Pereira i janë bashkuar grupit të lojtarëve që janë kundër trajnerit portugez, i njohur si ‘Grupi i Pogbas’.
Pritet zhvillime të reja nga kampi i ‘Djajve’, që në fundjavë kanë një test të vështirë ndaj West Ham./Periskopi/



