18 vite nga maskot e Arsenalit deri tek kapiten i Brentford… gjyqtari po i njëjti!
Nico Yennaris ishte kapiten i Brentford në stadiumin Emirates të mërkurën, ndërsa skuadra e tij u përball me Arsenalin në raundin e tretë të Kupës Carabao, 18 vjet pasi ishte një maskot për ‘Gunners’.
Arsenali mundi Brentford 3-1 për të kaluar në raundin tjetër, por ishte një natë e paharrueshme për Yennaris, i cili ishte një pjesë e akademisë së Arsenalit.
Një foto para ndeshjes me zyrtarët, kapitenët dhe maskotët nga të dyja rastet, 18 vjet më herët, zbulon gjithashtu se i njëjti gjyqtar ishte i përfshirë, përcjell Periskopi.
Gjyqtari në fjalë ishte Mike Dean dhe ai duket se nuk ka shumë dallim në 18 vitet e fundit, ndërsa vazhdon të arbitrojë në top ndeshje.
Por Yennaris ka pësuar ndryshim të qartë, tani 25 vjeç ai udhëheq ekipin e Championship.
Në vitin 2000, ai shoqëroi Tony Adams në fushën e Highbury për ndeshjen e Arsenalit me Coventry City.
Yennaris ishte në Arsenal për 15 vite si një lojtar i ri dhe ishte i përfshirë në të njëjtin ekip me Harry Kane.
Por pas dështimit për t’u inkuadruar në ekipin e parë, duke bërë vetëm një paraqitje për ekipin senior të Gunners në Premier League – si zëvëndësim kundër Manchester United – ai vendosi të largohet për të vazhduar karrierën e tij.
Ai ka qenë me Brentford që nga ajo kohë dhe tani ka bërë mbi 130 paraqitje për skuadrën nga Londra./Periskopi/



