Konfirmohet e ardhmja e Ramsey

Konfirmohet e ardhmja e Ramsey

Aaron Ramsey është i vendosur të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, pasi bisedimet mbi kontratën e re u anuluan.

Sportsmail kupton se pavarësisht disa muajve bisedime mbi rinovimin e mundshëm, nuk ka ofertë të re për Ramsey në tryezë. Kjo do të thotë se Arsenali është në rrugë për ta humbur një nga lojtarët kryesorë verën e ardhshme.

Ramsey, besohet, ishte duke u përgatitur për të nënshkruar kontratën në kushte të reja, me klubin që ishin të sigurt për arritjen e një marrëveshjeje me mesfushorin.

Chelsea, Manchester United dhe Juventusi kanë konfirmuar interesimin për mesfushorin uellsian./Periskopi/

Shpërndaje në: