Godin: Ja kush e meriton Topin e Artë
Kapiteni i Atletico Madrid, Diego Godin nuk e kupton se si Antoine Griezmann nuk u nominua në listën e ngushtë për të fituar çmimin e më të mirit të FIFA dhe shpreson që fituesit të Kupës së Botës t’i jepet Topi i Artë.
”Nëse shohim se çfarë ka arritur në 2018, mendoj se Antoine meriton të jetë atje. Ai fitoi Europa League dhe ishte lojtari vendimtar në finale, ai fitoi Kupën e Botës dhe ishte gjithashtu lojtari më i mirë në finale”.
”Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të bëjë. Oh po, ai fitoi Superkupën Evropiane! Plus edhe një trofe, gjithashtu”, tha ai për L’Equipe./Periskopi/




