”Arsenali nuk di të trajtojë lojtarët”
Arsenali është vendosur në një pozitë të vështirë për të ardhmen e mesfushorit Aaron Ramsey, sipas legjendës së Uellsit Dean Saunders.
Ai ka kritikuar ‘Topçinjët’ për trajtimin që ia bëjnë lojtarë duke kujtuar Mesut Ozil, për të cilin fatmirësisht nuk kishte ekipe të interesuara dhe mbeti pjesë e Arsenalit.
Drejtuesit e ekipit nga Londra kishin probleme me kontratën e Ozil dhe tani ai nuk po gjejnë akordin për rinovimin me Ramsey.
”Nuk mund ta kuptojë. Ai ka qenë në Arsenal për dhjetë vite dhe ata kanë probleme për rinovimin e kontratë me Aaron. Dhe nuk është vetëm ai, ndodhi me Ozil dhe kjo ndodhi me Sanchez”.
”Pasi lojtarët mund të shohin finishin në kontratën e tyre, ju keni humbur kontrollin si klub”, u shpreh Saunders./Periskopi/



