Nervozohet Shaqiri: Nuk kam qenë kurrë djalë i keq

Nervozohet Shaqiri: Nuk kam qenë kurrë djalë i keq

Sulmuesi i Liverpoolit Xherdan Shaqiri i është kundërpërgjigjur Charlie Adamit, duke këmbëngulur se ai është një lojtar i cili punon pa marrë parasysh rrethanat.

Adam kritikoi zviceranin me nënshtetësi kur nënshkroi për Reds gjatë verës, duke pretenduar se ai ishte një nga lojtarët e mëdhenj që e lanë Stoke City në baltë vitin e kaluar.

”Unë jam një lloj personi krejtësisht i ndryshëm. Disa lojtarë, ish-futbollist, ose ish shokë të ekipit, folën në media dhe duket sikur jam një djalë i keq apo diçka, por unë kurrë nuk kam qenë një djalë i keq apo kam pasur probleme në një klub!”

”Unë mendoj se kjo është vetëm frustrim ndoshta xhelozi sepse jam transferuar në një ekip të madh”.

”Isha i befasuar se si ai foli për mua, por ndonjëherë është karakteri i një lojtari”.

”Unë e di që ajo çfarë tha ai ishte krejtësisht e gabuar sepse në atë kohë unë luaja atje – sidomos kur ishin kohët e vështira – isha atje dhe unë po shënoja shumë gola”.

”Jam një lojtarë që i pëlqej shakatë dhe ato çfarë u thanë për mua janë totalisht të gabuara”, potencoi Shaqiri./Periskopi/

Shpërndaje në: