Koment: Hazard lojtari më i mirë në botë për momentin

Koment: Hazard lojtari më i mirë në botë për momentin

Goli fitues i Eden Hazard kundër Liverpoolit të mërkurën në Carabao Cup nënvizoi pikërisht pse shumë tani besojnë se kapiteni i Belgjikës është lojtari më i mirë në botë.

Ishte një gol që kishte gjithçka dhe provoi edhe një herë se Hazard është një lojtar i denjë për privilegj, gjë që i mungoi nën drejtimin e Antonio Conte, shkruan Periskopi.

Cilado qoftë marrëdhënia mes të dyve, u bë e qartë se Hazard nuk do të ishte kurrë në gjendje të luante futbollin e tij më të mirë nën drejtimin e trajnerit italian. Conte nuk e liroi dot Hazard nga detyrat mbrojtëse. Kjo do të thotë se ai nuk kishte gjithmonë liri ose energji për të nisur sulme të qarta dhe të udhëheqte sulmin.

Ishte një kombinim i keq: një trajner i cili refuzoi të dilte nga planet e tij në mënyrë që të merrte më shumë nga lojtari i tij më i mirë. Por nën Maurizio Sarri, Hazard ka gjetur një trajner, që i përshtatet tamam stilit të tij në fushë.

Sarri nuk ka dashur të ndryshojë metodat e tij të preferuara për të shmangur rrezikun e formës së Eden. Ai beson se Hazard do të përmirësohet dhe ka shkuar aq larg sa ta përshkruajë atë si lojtarin më të mirë në Evropë.

Dhe Hazard ka shkëlqyer për Chelsean këtë sezon, sepse, në fushë, ai është përgjegjës. Ai ka pranuar përgjegjësinë për të krijuar dhe për të shënuar gola. Ka një mangësi për mënyrën e lojës së belgut, por kohët e fundit ai duket shumë më i sigurt për veten nën drejtimin e trajnerit të ri.

Shikoni mënyrën se si ai e ndjek dhe merr topin nga Cesar Azpilicueta në krahun e djathtë para se të shënonte në Anfield. Ky është një lojtar me një pamje të lojës në kokën e tij dhe me besimin dhe aftësinë për të dalë dhe për ta bërë atë një realitet. Ai është njeriu kryesor dhe ai e di.

Hazard është një lojtar më i mirë kur ai nuk duhet të shqetësohet për atë që ndodh kur skuadra e tij nuk e ka topin. Për fat të mirë, nën Sarrin, kjo nuk ndodhë shumë shpesh.

Conte në mënyrë të qartë nuk ishte gjithmonë i kënaqur me normën e punës të Hazard, duke e detyruar atë për t’u kthyer në fazën mbrojtëse. Kjo mund të shihet tani për atë që ishte; një fyerje për një lojtar të talenteve të tij.

Për të marrë më të mirën nga Hazard, një trajner duhet të lejojë që ai të luajë ndeshjen e tij të natyrshme. Është e qartë se një Kupë e Botës e shkëlqyeshme – si për Belgjikën ashtu edhe për vetë Hazardin – kanë ndihmuar që ai të nisë ndeshjet në kampionat në këto nivele. Ka më shumë besim, më shumë besim në vetvete.

Ai e do përgjegjësinë për të qenë kapiteni i ekipit kombëtar dhe trajneri Roberto Martinez ka gjetur një ekuilibër të madh në ekipin e tij, gjë që lejon talentin e Hazard dhe të Kevin De Bruyne të flasin vet.

Hazard është rizbuluar nën drejtimin e Martinez dhe Sarrit, pasi atij nuk i jepen shumë detyra mbrojtëse, përcjell Periskopi.

Gjatë çerekfinales së Kupës së Botës ku mposhtë Brazilin – Hazard, Romelu Lukaku dhe De Bruyne qëndruar në gjysmën fushën e brazilianëve. Kjo do t’u jepte belgëve një mundësi të shkëlqyer kur Brazili humbte posedimin.

Por Hazard instiktivisht ndjeku shpeshherë mbrojtësin e djathtë Fagner deri në detyrat mbrojtëse, çka do të thotë se ai kishte mbetur i fiksuar nga loja e Contes.

Sjellja me lojtarët e mëdhenjë duhet të jetë e kujdesshme nga trajnerët, ata mund ta vendosin edhe fatin e ndeshjes, siç është rasti i Hazard.

Por trajtimi që po i bën Sarri atij është mahnitës, pasi po e lë ta shijoj futbollin e tij.

Ai ka thyer një pengesë këtë sezon. Ai e udhëheq Chelsean nëpërmjet kapacitetit që posedon. Ai beson që çdo herë që vendos këmbë në fushë, ai mund të luajë më mirë.

Ai duhet të ndihet sikur i përket botës së Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos sepse këtë sezon ai po luan më mirë se secili prej tyre. Ai duket të jetë një lojtar me vetëbesim të lartë në këtë moment dhe sa më gjatë që vazhdon më mirë.

Gjërat e bukura të Hazard në vitin 2018 u njohën në ceremoninë e fundit të FIFA Awards me një vend në podium në 11-shen më të mirë në botë.

Mos u habitni nëse vitin e ardhshëm, Hazard do ti rrëmbej gjitha çmimet./Periskopi/

Shpërndaje në: