Shkoi ta shikojë ndeshjen e Joshua, vonohet në stërvitje – Guardiola e përjashton nga ekipi
Pep Guardiola ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë, Benjamin Mendy nuk do jetë pjesë e skuadrës as në ndeshjen e fundjavës.
Katër ndeshje rradhazi, mbrojtësi francez nuk ka qenë i ftuar nga Guardiola, pavarësisht se shkëlqeu në përformancat e ndeshjeve të para.
Edhe pse trajneri spanjoll thoshte se ka dëmtim, mediat kanë zbuluar se për shkak të vonesave në stërvitje Mendy mungon tash e katër ndeshje.
Benjamin Mendy njihet për jetën e shfrenuar, derisa të dielën ndjeku nga afër sfidën e boksit mes Anthony Joshua dhe Povetkin. Kjo i ka shkaktuar edhe më shumë telashe atij, pasi të nesërmen u vonua në stërvitje duke mbetur jashtë edhe në ndeshjen e rradhës.
”Ai arriti vonë, që ndodh ndonjëherë, në periudhën e fundit shumë lojtarë kanë ardhur vonë për shkak të trafikut. Qyteti i Manchester është nën konstruksion, lojtarët mbërrijnë vonë”, justifikoi Guardiola./Periskopi/



