Emery porosit Ozil: Lëre Gjermaninë, fokusohu te Arsenali
Unai Emery i ka thënë Mesut Ozil të injorojë kritikat që ai po merr pas pensionimit nga kombëtarja e Gjermanisë dhe të përqëndrohet në performancat e tij për Arsenalin.
”Unë respektoj vendimin e tij që nuk luan me ekipin kombëtar”.
”Lojtarët individualë, dua vetëm fokusin e tyre për ndeshjet tona dhe ndeshja është nesër, sepse mendoj se kemi nevojë për energjinë, performancat, përqendrimin për ndeshjet tona”.
”Nesër është fokusi ynë. Unë flas çdo ditë me lojtarët, gjithashtu me Mesut për fokusin dhe përqendrimin për të bërë më të mirën në ndeshjet tona”, deklaroi trajneri i Arsenal./Periskopi/



