Allegri zbulon 7 lojtarët që do luajnë nesër, 4 mbesin enigmë
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Napolin, që luhet nesër me fillim nga ora 18:00.
Allegri ka qenë gjatë gjithë kohës i rezervuar dhe ka lavdëruar Napolin, duke theksuar se Ancelotti nuk e prishi stilin e Sarrit por e solli mentalitetin e tij tek ekipi napoletan.
Më tej ai ka konfirmuar lojtarët që do paraqiten nesër ndaj Napolit: ”Nesër luajnë Chiellini, Bonucci, Alex Sandro, Pjanic, Matuidi dhe Ronaldo”.
“Te tjerët? Fat i rëndë, nëse doni një tjetër – portieri Szczesny”.
Sa i përket Dybalas, Allegri u përgjigj: ”Gjithmonë duhet të bësh zgjedhje të vështira në këto ndeshje”./Periskopi/



