Suso gjen fajtorin për dështimet e Milan

Suso gjen fajtorin për dështimet e Milan

Sulmuesi i Milan Suso ka deklaruar se përgjegjësia për ndeshjet e dobëta këtë sezon është mbi supet e tij dhe shokëve të tij, jo e trajnerit Gennaro Gattuso.

Kuqezinjtë janë skuadra e vetme në Serie A që nuk e kanë mbajtur asnjëherë portën e paprekur këtë sezon dhe vijnë pas tre barazimeve ndaj Cagliari, Atalanta dhe Empoli.

”Gattuso nuk ka përgjegjësi, këto gjëra varen nga ne. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të fokusuar, pa u frikësuar. Ne njihemi dhe e di se mund të bëjmë më mirë”.

”Ju gjithmonë mund të përmirësoheni dhe të bëni më shumë”, u shpreh Suso./Periskopi/

Shpërndaje në: