Kryeqyteti i takon Romës (Video)
Roma ka arritur të fitojë derbin e kryeqytetit ndaj Lazios, me rezultat 3:1.
Ndeshja filloi me dominimin e Lazios që krijuan disa raste të mira, por pa konkretizim.
Megjithatë atherë kur pritej që dy ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjeve me barazim, në skenë doli Pellegrini që shënoi në portën e Strakoshës dhe i dha epërsinë Romës.

Në gjysmën e dytë ‘lacialët’ filluan furishëm duke e kërkuar golin e barazimi, që në minutën e 67′ e gjetën nëpërmjet Ciro Immobile, pas gabimit të Fazios.
Por gëzimi iu mbeti në gjysmë pasi shumë shpejt Kolarov riktheu avantazhin për skuadrën e Di Francescos.
Për t’i çuar në ‘qiellin e shtatë’ tifozët e Romës u përkujdes Fazio, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Roma ngjitet në vendin e 5 me 11 pikë, një më pak se Lazio që pozicionohet në pozitën e 4./Periskopi/
PËR TË PARË GOLAT, KLIKONI NË LINK: http://footyroom.com/matches/79956086/roma-vs-lazio/review



