Juventusi fiton, Ronaldo shkëlqen (Video)

Juventusi fiton, Ronaldo shkëlqen (Video)

Juventus ka arritur të tregojë dhëmbët në derbin ndaj Napolit, duke e përmbysur me rezultat 3:1.

Mertens befasoi qysh në minutën e 10′ kur shënoi për epërsinë e mysafirëve.

‘Bardhezinjët’ u këndellen dhe barazuan rezultatin me autor Mandzukic, ndërsa asistoi Cristiano Ronaldo.

Po i njëjti lojtarë përmbysi gjithçka pas goditjes së Ronaldo që u përplas në shtyllë, ku përfitoi kroati dhe realizoi për 2:1.

Napolit iu ‘vranë’ shpresat kur Mario Rui u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, teksa Bonucci shfrytëzoi asistin e Ronaldos me kokë për ta vulosur ndeshjen 3:1.

Juventus tashmë pas 7 ndeshjeve ka pikë të plota, kurse ekipi i Ancelottit gjendet në vendin e 2 me 15 pikë./Periskopi/

Shpërndaje në: