Ronaldo për golin e Salahut: Të jemi të sinqertë, i imi ishte më i bukuri

Ronaldo për golin e Salahut: Të jemi të sinqertë, i imi ishte më i bukuri

Cristiano Ronaldo beson se u injorua gabimisht për çmimin goli i vitit të FIFA-s dhe pohon se goli i tij me gërshërë për Real Madridin kundër Juventusit sezonin e kaluar ishte më i bukuri nga të gjithë.

Portugezi ishte në listën e ngushtë për çmimin “Puskas” bashkë me Gareth Bale, i cili po ashtu u nominua për golin me gërshërë në finale të Ligës së Kampionëve, si dhe me Mohamed Salahun për golin e tij ndaj Evertonit në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Për befasi Salah e fitoi çmimin për golin e vitit të FIFA-s gjatë një ceremonie në Londër, në të cilën Ronaldo nuk mori pjesë dhe po ashtu u mposht nga Luka Modric për çmimin lojtari i vitit i FIFA-s.

Ronaldo s’mori pjesë në ceremoni, por gjatë një sesioni pyetje & përgjigje në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Ronaldo foli për çmimet që s’iu dhanë.

“Salah e meritoi çmimin ‘Puskas’, shënoi një gol të bukur”, tha 33-vjeçari.

“Por, të jemi të sinqertë, të mos e gënjejmë veten, goli im ishte më i bukuri”, shtoi ai.

“Nuk jam i zhgënjyer, kështu e ka jeta, nganjëherë fitojmë ne e tjerët humbin”, theksoi ai. /Express/

 

Shpërndaje në: