Reali ‘vuan’ mungesën e Ronaldos, dy gola në katër ndeshje

Reali ‘vuan’ mungesën e Ronaldos, dy gola në katër ndeshje

Cristiano Ronaldo po mbetet pikë referimi sa i përket çështjes së formës të Real Madrid.

Los Blancos pas barazimit pa gola ndaj Atleticos mbrëmë, kanë arritur të shënojnë vetëm dy gola në katër ndeshjet e tyre të fundit.

Sulmuesi Karim Benzema arriti kuotën e pesë ndeshjeve pa pasur një goditje të vetme në portë, ndërkohë Gareth Bale pësoi lëndim ndaj ‘Los Colchoneros’.

Punët për Real Madrid po vështirën, pas tre viteve lavdie, shkruan Periskopi.

Pavarësisht se dikush mendoi që largimi i Ronaldos drejt Juventusit nuk do t’i sjellte telashe Realit, ka gabuar shumë.

Ekipit të Lopeteguit i mungon një pikë referente në sulm, çka i bën ‘Galaktikët’ të mos duken skuadër e rrezikshme si kur ishte në skuadër Cristiano Ronaldo./Periskopi/

Shpërndaje në: