Skandal në futbollin kosovar, tifozët sulmojnë gjyqtarin
Dhuna i ka ‘munguar’ shumë futbollit kosovar, por ajo është rikthyer dhe atë në një ndeshje të Ligës së Parë.
Incidenti ka ndodhur në ndeshjen në mes të Bashkimit të Koretinit dhe Besës.
Vendasit ishin duke fituar me rezultat 2:0, para se gjyqtari i ndeshjes ta përjashtonte me të kuq njërin nga lojtarët e Bashkimit, ku pas këtij episodi Besa arriti t’i barazonte shifrat në fund.
Kjo i solli telashe gjyqtarit Bajram Gashi dhe kolegëve të tij, Bekim Rama dhe Orhan Krasniqi, pasi në një video të siguruar nga Blic tifozët e skuadrës vendase i kanë sulmuar ata pas përfundimit të takimit./Periskopi/



