E pabesueshme: Ky rast iu anulua Ballkanit për pozicion jashtë loje

E pabesueshme: Ky rast iu anulua Ballkanit për pozicion jashtë loje

Se futbolli i Kosovës është ende larg zhvillimit në aspektin e referimit, mund të konfirmohet edhe në ndeshjen mes Drenicës dhe Ballkanit. 

Vendasit fituan me rezultat 2:1, por që megjithatë klubi nga Suhareka pas ndeshjes doli me një komunikatë ku shprehu indinjatën e thellë rreth referimit që u bë në atë ndeshje dhe jo vetëm, shkruan Periskopi.

Selim Isufi ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes ndërsa Benon Këpuska, asistenti i tij, ngriti flamurin në këtë rast.

Nuk është vetëm ky rast i kontestueshëm, pasi një penallti e qartë iu mohua Ballkanit nga gjyqtari Isufi.

Se a do reagojë FFK në këto raste, mbetet të shihet./Periskopi/

Shpërndaje në: