Maradona këshillon Messin: Pensionohu!

Maradona këshillon Messin: Pensionohu!

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona ka deklaruar se ka ardhur momenti që Lionel Messi të pensionohet nga kombëtarja.

Sipas fituesit të Botërorit në 1986, ylli i Barcelonës vazhdimisht fajësohet për formën që po kalon Argjentina.

”Mos shko më, çoi në dreq të gjithë”.

”U-15 pësojnë humbje dhe faji i mbetet Messit. Ndeshja mes Racing dhe Boca Juniors luhet, Messi fajësohet. Gjithmonë faji mbetet i tij”.

”Këshilla ime është që ai të largohet nga kombëtarja. Ta shohim se çfarë do bëjë Argjentina pa të”, u shpreh i nervozuar Maradona./Periskopi/

Shpërndaje në: