Polonia e mund Brazilin në finale, shpallet kampione në Botërorin e volejbollit

Polonia e mund Brazilin në finale, shpallet kampione në Botërorin e volejbollit

Polonia është shpallur kampione bote në volejboll për meshkuj, duke mundur në finalen e madhe Brazilin me rezultatin 3-0 (28-26, 25-20, 25-23).

Seti i parë ishte shumë i ekuilibruar, por polakët arritën ta fitojnë dhe që pas atij seti nuk u ndalën më.

Kurek (24 pikë) dhe shokët e tij nuk i lanë më mundësi amerikano-latinëve që të bënin diçka për të kthyer ndeshjen në dy setet e tjera.

Ky është titulli i tretë kampion bote për Poloninë në volejboll për meshkuj. /Tch/

Shpërndaje në: