John Terry rikthehet te Chelsea?!
Ikona e Chelseat, John Terry shumë shpejt pritet që të rikthehet nën ngjyrat e ekipit blu.
Klubi londinez po zhvillon një plan sa i përket rikthimit të ish-lojtarëve në klub. Duke filluar nga Gianfranco Zola, që është asistent i Sarrit, Didier Drogba, John Terry e Frank Lamprd pas një kohe do kenë rol drejtues tek ‘Blutë’.
Terry kishte arritur akordin me Spartak Moskan gjatë verës, por për çështje private ai nuk e realizoi transferimin e tij në Rusi.
Mbrojtësi anglez pritet shumë shpejt ta marrë rolin e trajnerit të ekipit U23 të Chelseat, raportojnë mediat në ishull./Periskopi/



