‘Grushtohen’ në konferencën për shtyp Wilder e Fury
Tyson Fury dhe Deontay Wilder nuk i kanë rezistuar provokimeve të njëri tjetrit gjatë konferencës për shtyp dhe kanë filluar të ‘grushtohen’.
Konferenca e organizuar nga BT Sport mund të eskalonte në një ring boksi, nëse nuk do ishin të pranishëm ekipet respektive të të dy boksierëve, shkruan Periskopi.

Ata fillimisht u përplasen në mënyrë verbale, para se Wilder ta shtyente ish-kampionin e peshave të rënda. Aty u desht ndërhyrja e të pranishmëve për ta qetësuar situatën, që megjithatë vazhdoi me provokime të vazhdueshme.
Wilder dhe Fury do përplasen me 1 dhjetor, e shtunë, për titullin kampion të Botës në pesha të rënda (WBC).
”Staples Center” në Los Anxhelos, Kaliforni do jetë mikpritëse në një ndër sfidat më interesante në historinë e boksit.
Nga ky meç mund të dihet edhe kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshua./Periskopi/



