McGregor gati për ndeshjen e shekullit në UFC, shikojeni përgatitjet që ai bën

McGregor gati për ndeshjen e shekullit në UFC, shikojeni përgatitjet që ai bën

Conor McGregor po i jep fund përgatitjeve të tij për atë që pritet të jetë lufta më e madhe në historinë e UFC-së kundër Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

‘Notorious’ ishte fotografuar i mbushur me djersë me dorashka boksi dhe gjithashtu ndau një ‘snap’ të parakohshëm në profilin e tij i veshur me një jelek të bardhë, përcjell Periskopi.

Ai është ‘duke u përgatitur për luftë’ në titullin e peshave të lehta të shtunën në Las Vegas dhe është e qartë që po punon shumë në ditët e fundit.

Imazhi i McGregor me sy të çelur u nda nga fotografi i tij personal, Dave Fogarty.

Përshkrimi i fotos i është referuar një fjalimi motivues para super-ndeshjes me Khabib.

Një foto tjetër tregon se 30-vjeçari pasi përfundoi stërvitje ishte pranë super-makinës së tij të portokalltë.

Me peshen, ndeshjen që po afron dhe interesimin e madhe të mediave, presion i madh po rritet gjjithnjë e më shumë.

Nurmagomedov, i pamposhturi nga Dagestani, vjen si favoriti për të mposhtur kampionin e mëparshëm të dy peshave, i cili e gjen veten në pozicionin e jofavoritit.

Khabib është në momentet më të mira të karrierës, pasi ka rekord 26-0.

Por irlandezi beson se mund ta mposhtë dhe të thyej rekordet e tij./Periskopi/

Shpërndaje në: