Messi te Inter? Po, është e mundur

Messi te Inter? Po, është e mundur

Lionel Messi ndoshta nuk e ka ndërmend largimin nga Barcelona, por gjithçka mund të ndodhë, sipas Javier Saviolas, ish-lojtarit të Katalanasve.

Sulmuesi argjentinas ka shpenzuar tërë karrierën e tij si futbollist në Camp Nou dhe ka një kontratë deri në vitin 2021.

Barcelona beson që Messi do jetë përjetësisht lojtari i tyre, pasi presidenti Bartomeu ka deklaruar se do t’i plotësojë çdo kusht që ai të mos largohet nga ‘Balugranasit’.

Saviola beson se Leo do ta ndjekë atë rrugë, në të cilën nuk ka nevojë që ai të largohet nga një ekip ku ai është trajtuar në respektin më të lartë.

Por ai beson se mund të ndodhë gjithçka dhe Messi të transferohet tek Inter, skuadër që ka shprehur interesim të vazhdueshëm për të.

”Leo është vërtet i identifikuar me Barcelonën, është e vështirë të imagjinohet me një tjetër fanelë”.

”Megjithatë, në të ardhmen, çdo gjë mund të ndodhë dhe për këtë arsye tifozët e Interit nuk mund ta humbasin besimin e tyre. Por, e përsëris, do të jetë e komplikuar të shoh Messin të bashkohet me një klub tjetër”, u shpreh Saviola.

Një transferim i Messit te Inter, do rifillonte ‘luftën’ mes atij dhe Cristiano Ronaldos, aktualisht lojtarë i Juventusit./Periskopi/

Shpërndaje në: