Neville: Po shkatërrohet Manchester United, e di kush është fajtori

Neville: Po shkatërrohet Manchester United, e di kush është fajtori

Ish-lojtari i Manchester United, Gary Neville është shprehur i indinjuar me formën që është duke kaluar, siç pretendon ai, klubi më i mirë i Anglisë.

Tashmë si analist i Sky Sports, ai ka deklaruar se nuk është aspak faji i menaxherave, por i bordit drejtues të klubit.

Mbrojtësi anglez ka thënë se qysh nga koha kur u shkarkua David Moyes, e dinte që gjërat do rrjedhnin në këtë mënyrë.

”Kjo rrëmujë nisi që kur Manchester United e shkarkojë David Moyesin pas 8 muajsh dhe tani kemi humbur të gjithë ndjenjën dhe vlerën e këtij klubi që kemi ndërtuar për 100 vite”.

”Nuk është trajneri fajtor për udhëheqjen e tij në klub. Mendoj se bordi dhe pronari i skuadrës duhet të punojnë më shumë, të ngrisin vlerën e klubit më të mirë në Angli”, deklaroi Neville.

‘Djajtë e Kuq’ pas shtatë xhirove grumbullojn vetëm dhjetë pikë, teksa janë eliminuar nga Carabao Cup nga Derby County./Periskopi/

Shpërndaje në: