UEFA konfirmon se sa klube nga Kosova do marrinë pjesë në kupat europiane
Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA), sot ia ka komunikuar edhe zyrtarisht Federatës së Futbollit të Kosovës që edhe në edicionin pasues të garave evropiane 2019-2020, në garat e UEFA-s, do të marrin pjesë dy klube nga Kosova.
Në këtë rast kampioni i Ipko Superligës do të marrë pjesë në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, kurse fituesi i Kupës ashtu si edhe deri tani do të marrë pjesë në rrethin parakualifikues të Europa League, shkruan Periskopi.
Trepça ’89, Prishtina dhe Drita janë ekipet e vetme nga Kosova që kanë marrë pjesë në kupat europiane, që kur Superliga e Futbollit të Kosovës u pranua në UEFA, dy sezone më parë.

Fitoret e Dritës dhe Prishtinës këtë sezon e kanë rritur koeficientin e Superligës, duke u ngjitur në dy pozicione, nga 53 në 55, duke lënë pas ligën e Andorrës dhe San Marinon./Periskopi/



