Lampard komentin shortin me Chelsean: Çfarë ndjenje të rikthehem në Stamford Bridge!

Lampard komentin shortin me Chelsean: Çfarë ndjenje të rikthehem në Stamford Bridge!

Chelsea dhe Derby County do ndeshen në raundin e katërt të Carabao Cup, më datë 30 tetor.

E për trajnerin e ekipit nga Championship, Frank Lampard do jetë një ndeshje speciale. Ai rikthehet pas dy viteve në stadiumin Stamford Bridge, duke lënë pas një karrierë plotë me gola dhe emocione në kujtesën e tifozëve ‘Blu.

”Do jetë gjë speciale të kthehem në Stamford Bridge. Ishte shtëpia ime dhe klubi im për 13 vite dhe mundësia për tu kthyer dhe të shoh tifozët dhe njerëzit pas tribunave është një gjë e mrekullueshme për mua”.

“Jam ndjerë në rregull që të kaloj vite të suksesshme këtu dhe të ndjehem sikur të jem me familje. Ende ndjehem njëjtë por klubi lëviz drejt të ardhmes. Për mua është mundësi e mirë, rast i mirë dhe emocione të mira por për lojtarët është një test më i mirë”.

“Kundër Chelseat në Stamford Bridge do të jetë një ndeshje shumë e vështirë që të fitojmë përsëri pas asaj ndeshjes kundër United por mendoj që ky test për lojtarët kundër një skuadre fantastike do jetë një gjë e mirë”, u shpreh ish-mesfushori anglez.

Në 648 paraqitje me Chelsean, Lampard shënoi 211 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit londinez, edhe pse luajti si mesfushorë./Periskopi/

Shpërndaje në: