Rrëfim tronditës nga prezantuesja: Ishte Stefano ai që më la

Rrëfim tronditës nga prezantuesja: Ishte Stefano ai që më la

Me lot në sy ajo e ka pranuar se ai e ka lënë, ndonëse ishte përpjekur për të qënë gjithmonë pranë familjes. Bukuroshja është nëna e një djali të vogël, e cila si ajo dhe ish bashkëshorti i qëndrojnë pranë. E ftuar në studion e emisionit “L’intervista” me moderatorin Maurizio Costanzo, Belen Rodriguez rrëfeu për herë të parë se ishte Stefano De Martino ai që e la.

“Kur prishet një familje është vërtet një mëkat. Ndarja vijon të jetë plaga ime më e madhe e hapur. Por, mund të them që nuk kam pengje. Familja për mua ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër dhe e di se bëra çdo gjë për ta mbajtur të bashkuar, por fatkeqësisht nuk funksionoi. Ishte Stefano ai që më la”, tha e përlotur prezantuesja argjentinase.

“U bëra mama, kuç**, kuzhiniere, por çdo fustan që vishja, nuk bënte punë. I bëja të gjitha unë, ndaj vendosa të fikja siguresat”, tha Rodriguez për martesën me balerinin. /albeu.com/

Shpërndaje në: