Ferizaj – Drenica, ndeshja hapëse e javës së tetë të Superligës

Ferizaj – Drenica, ndeshja hapëse e javës së tetë të Superligës

Për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, FFK pati vendosur që java e tetë e Ipko Superligës të luhej në mesjavë.

Sot, e martë, luhet vetëm një takim, ajo mes Ferizajit dhe Drenicës.

Në stadiumin ‘Ismet Shabani’, me fillim nga ora 15:30, dyja ekipet do kërkojnë tre pikët, me vendasit që janë jashtëzakonisht jashtë formës dhe janë në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë.

Trajneri Afrim Toverlani e ka arsyetuar formën e dobët që po kalon për shkak që përgatitjet e ekipit nisën vonë.

Ndërkohë Drenica është në një pozicion solid, ku gjendet në vendin e pestë me 12 pikë.

‘Ujqërit’ nuk do llogarisin në shërbimet e Armend Blakçorit dhe Granit Jasharit, ndërsa ekipi i Tahir Lushtakut vjen me përbërje të plotë në këtë ndeshje./Periskopi/

Shpërndaje në: