Formacioni i mundshëm i Realit ndaj CSKA

Formacioni i mundshëm i Realit ndaj CSKA

Real Madridi pas tre sezoneve fantastike, është kapluar nga një krizë e rezultateve dhe e lëndimeve njëkohësisht.

‘Los Blancos’ do ta zhvillojnë sonte ndeshjen ndaj CSKA, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin ‘Luzhniki’.

Kampionët e trefishtë të Europës vijnë pas humbjes 3:0 nga Sevilla dhe barazimit pa gola ndaj Atleticos.

Julien Lopetegui nuk do llogarit në shërbimet e Gareth Bale për ndeshjen ndaj ekipit rus, i cili pësoi lëndim muskulor ndaj ‘Los Colchoneros’.

Ndërkohë edhe Isco bashkë me Marcelon do jenë jashtë ekipit për shkak të lëndimeve.

Sergio Ramos është lënë të pushojë pas numrit të madh të ndeshjeve që ai ka luajtur këtë sezon.

Kësisoji, në portë pas përformancave jo të mira të Thibaut Courtois, pritet të startojë Keylor Navas.

Mbrojtja me gjasë do përbëhet nga Varane dhe Vallejo në qendër, me Carvajal e Nacho që do luajnë në krahun e djathtë respektivisht në të majtin.

Mesfusha duket të jetë reparti më i kompletuar me Modric, Kroos dhe Casemiro që pritet të jenë nga fillimi.

Benzema do jetë sulmuesi kryesor, ani pse është tërësisht jashtë formës, me Asension dhe Vazquez që do ta ndihmojnë nga krahët.

Formacioni i mundshëm (4-3-3):
Navas;
Carvajal, Varane, Vallejo, Nacho;
Modric, Casemiro, Kroos;
Vazquez, Benzema, Asensio.

Tekniku spanjoll e ka ftuar edhe Vinicius Jr. që pritet të ketë minuta gjatë ndeshjes./Periskopi/

Shpërndaje në: