”Është shumë e vështirë të luash ndaj një ekipi që e ka lojtar Leo Messin”
Tottenham do ishte favoriti që ta mposhtë Barcelonën në rast se ata do kishin në ekip Lionel Messi, ka thënë Osvaldo Ardiles.
Ish-legjenda argjentinase dhe i Spurs beson se Messi bënë diferencën në tapetin e gjelbërt, pasi cila skuadër që do ta kishte në ekip atë do konsiderohej favorit.
”Barcelona është një ekip që gjithmonë është karakterizuar nga ky reputacion për të fituar, por duke e bërë atë në një mënyrë shumë të veçantë, duke u bazuar në një futboll shumë të këndshëm dhe të gjallë, që gjithashtu mund të jetë jashtëzakonisht efektiv”, tha Ardiles.

”Është shumë e vështirë të garosh kundër një ekipi që e ka në skuadër Leo Messin. Nëse më jepni Messin dhe e futeni në ekipin e Tottenhamit, ju siguroj se Spurs do fitojnë menjëherë”.
”Nëse shikojmë lojtarët kokë më kokë, nuk ka shumë ndryshim, ata kanë Luis Suarez, por ne kemi Harry Kane. Marc-Andre ter Stegen, i cili është portier i madh, është një portier më i mirë se yni”, deklaroi ish-numri 10 i Tottenham.
Ekipi londinez do kërkojë fitoren nesër në ‘Wembley Stadium’, pas disfatës nga Inter në ndeshjen e parë.
‘Blaugranasit’ vijnë të qetë pas fitores ndaj PSV./Periskopi/



